Për projektin

Në kohën e sotme ofrohen shumë më shumë lodra, libra, vizatime, lojëra dhe gjëra të tjera për fëmijë se kurdo gjatë historisë. Në njërën anë, kjo na mundëson që të kemi zgjedhje, ndërsa në anën tjetër – neve prindërve na vendos para vendimit të rëndë: Çka të zgjidhet? Në prodhim të këtillë të përmbajtjeve, posaçërisht është me e vështirë që të veçohen ato cilësore prej atyre më pak cilësore ose madje prej përmbajtjeve të papërshtatshme për fëmijë.

Nëse kësaj ia shtojmë edhe përmbajtjet në internet, ku fëmijët vijnë në kontakt me përmbajtje të pahijshme të cilat edhe përkundër të gjithave, ato janë të shënuara dhe të dedikuara për fëmijë, problemi bëhet edhe më i madh. Për këtë arsye kemi krijuar përmbledhje digjitale  me tregime edukative interaktive për fëmijë për mosha të ndryshme. Kemi punuar me psikologë të njohur të zhvillimit dhe me ekip të shkrimtarëve të dalluar për fëmijë dhe ilustrues.

Librat e nxisin zhvillimin e aftësive të njohjes te fëmijët në moshë të ndryshme dhe paraqesin përmbajtje argëtuese dhe të dobishme, me të cilat fëmijët me kënaqësi do të shoqërohen dhe prej të cilave do të kanë dobi të madhe.

Më shumë për librat

Përse vendosëm që librat të jenë interaktiv?

Shumë teori psikologjike dhe hulumtime tregojnë se leximi dhe zgjidhja e detyrave janë aktivitete të dobishme dhe aktive dhe se ndikojnë pozitivisht mbi zhvillimin e aftësive të ndryshme. Shumë e rëndësishme në fëmijëri është që zhvillimi të jetë i shpejtë, sepse më vonë në jetë ka rëndësi thelbësore. Pikërisht për këtë shkak, leximin dhe zgjidhjen e detyrave në bashkëpunim me psikologun e zhvillimit qysh në fillim i kemi zgjedhur për segmente kryesore të projektit tonë.