Për librat

Format unik që e nxit zhvillimin e aftësive të njohjes

Librat janë fryt i bashkëpunimit disa mujor ndërmjet psikologut të njohur të zhvillimit, shkrimtarëve për fëmijë dhe ilustruesve, me ç’rast vëmendje e posaçme i kemi kushtuar asaj që tregimet, detyrat dhe lojërat të jenë të lidhura ndërmjet veti dhe tërësisht të përshtatshme me moshën e fëmijëve. Në këtë mënyrë kemi krijuar format unik të tregimeve për fëmijë, të cilët me ndihmën e lojërave të integruara dhe detyrave e nxisin zhvillimin e aftësive të ndryshme të njohjes.

Të përshtatshme për moshën e fëmijëve

Librat i kemi organizuar në 3 grupmosha, edhe atë për fëmijë 4-5, për 6-7 dhe për 8-9 vjeçar, të cilat janë të përshtatshme për shkallën e zhvillimit të aftësive të njohjes.

Ndarja kontribuon për shfletim më të madh dhe për orientim kryesor, kuptohet se është e dobishme edhe nëse fëmijët i shikojnë edhe librat për moshë më të madhe ose më të vogël.

Tregimet

Tregimet i kanë shkruar shkrimtarë të ndryshëm të njohur për fëmijë, kështu që sipas përmbajtjes dhe strukturës ato u janë përshtatur moshës. Të gjitha tregimet janë edukative dhe përmbajnë mësime pozitive.

Lojërat dhe detyrat

Rëndësia e lojërave dhe e detyrave është e përcaktuar, ashtu që fëmijët e moshës së caktuar në zonën e ashtuquajtur të zhvillimit të afërt, t’i nxitë që të kalojnë në nivelin më të lartë të zhvillimit. Në këtë mënyrë, detyrat dhe lojërat janë mjaft të vështira që të jenë interesante për fëmijët, ndërsa në anën tjetër t’u bëjnë dobi zhvillimit të aftësive të ndryshme të njohjes.

Librat janë të bazuara në 23 lloje të ndryshme të zgjedhura profesionale të detyrave dhe lojërave, të cilat janë të dobishme për zhvillimin e aftësive të ndryshme të njohjes për moshën e zgjedhur. Në kuadër të gjashtë tregimeve janë krijuar 102 detyra dhe lojëra unike, të vërtetuara nga ana e psikologut të zhvillimit.