Për autorët

Bashkëpunimi i një ekipi të madh ndërkombëtar

Librat interaktive edukative që i janë përshtatur moshës së fëmijëve, janë fryt i bashkëpunimit në mes shumë autorëve dhe ekspertëve në fusha të ndryshme – shkrimtarëve për fëmijë dhe ilustruesve e deri te ekipi ndërkombëtar i psikologëve të njohur të zhvillimit nën udhëheqjen e prof. rregullt dr. Matija Svetina.

Prof. i rregullt dr. Matija Svetina, psikolog i zhvillimit

Dr. Matija Svetina ka diplomuar, magjistruar dhe doktoruar psikologjinë në Universitetin e Lubjanës. Pas doktoraturës, ai është aftësuar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA. Si hulumtues dhe profesor, ka qenë mysafir në shumë universitete të Evropës dhe të botës. Ka bashkëpunuar në mënyrë aktive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa ka qenë ligjërues edhe nëpër seminare të ndryshme dhe ngjarje tjera arsimore lidhur me zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve, dedikuar për edukatorët, mësuesit, mjekët dhe ekspertët tjerë.

Dr. Mimoza Shahini

Dr. Mimoza Shahini është drejtor në Repartin e psikiatrisë për fëmijë dhe për të rinj pranë Qendrës Universitare Klinike në Kosovë dhe doktor i shkencave të mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë. Ligjëron në Universitet në Mitrovicë, ndërsa është këshilltar edhe në Lidhjen Botërore të Psikiatrisë (WPA) dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Shkrimtarë

Tatjana Kokalj

Tatjana Kokalj është eksperte e gjithanshme dhe shkrimtare. Shkruan libra për fëmijë e të rinj, ndërsa bashkëpunon edhe gjatë shkrimit të librave për shkollën fillore. Publikon edhe shkrime profesionale nga lëmi i edukimit. Disa vepra të saj janë përkthyer në gjuhë të huaja dhe shumë herë është dominuar për çmime të ndryshme letrare.

Anja Kokalj

Anja Kokalj është mësuese klasore, tregimtare, ilustruese, nganjëherë shndërrohet edhe në kukullbërëse. Kënaqet shumë kur punon me fëmijë, posaçërisht nëse në orar ka orë për të treguar ose krijuar. Deri më tani ka botuar një libër me vizatime, disa përkthime të librave për fëmijë e të rinj, ndërsa shkruan edhe detyra didaktike për revista të ndryshme për fëmijë. Ka punuar edhe si ilustruese.

Ka dëshirë shumë të lexojë, me zë para fëmijëve, ndërsa e heshtur për vete në mbrëmje para se të flejë.

Cvetka Sokolov

Autore e njohur e librave për fëmijë e të rinj, shumë herë e dominuar për çmime të ndryshme letrare. Ka botuar shumë libra me vizatime, tregime dhe romane. Poezitë dhe tregimet e saj dalin nëpër revista për fëmijë. Po ashtu ka të shkruar edhe disa skenarë për programin për fëmijë në RTV Slloveni dhe me porosinë e Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik. Disa vepra të saj janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja.

Zhiga Gombaç

Zhika Gombaç është krijues i gjithanshëm, në fushën e letërsisë është i njohur para së gjithash për shumë libra të vizatimeve, stripa dhe tregime për fëmijë dhe të rinj.

Masha Ogrizek

Masha Ogrizek jeton dhe punon në Lubjanë. Fillimisht ka punuar si kritike dhe gazetare, ndërsa viteve të fundit edhe më shumë po dëshmohet si shkrimtare për të rinj. Deri më tani ka botuar dhjetë libra. Sipas librit të saj Koko dajsa v mestuсе është xhiruar një seri e filmave të shkurtër vizatimor, ndërsa sipas librit Gospa s klobukom – shfaqje në radio (Radio Sllovenia).

Janja Vidmar

Janja Vidmar është njëra prej shkrimtareve më të njohura e më të pranuara për fëmijë. Është profesoreshë e gjuhës sllovene dhe pedagogjisë. Ka firmë të saj dhe edhe përkundër librave për fëmijë e të rinj, shkruan edhe skenarë dhe bashkëpunon në projekte të ndryshme.

Ilustrues

Enrike Tortosa

Enrike Tortosa është ilustrues spanjoll i cili dëshiron të luajë me drita dhe me tekstura, ndërsa ngjyrat i përdor me qëllim që me to të krijojë iluzione të ndryshme. Punon me vegla dhe teknika të llojllojshme digjitale dhe tradicionale. Deri më tani ka punuar për firma të mëdha dhe brende tregtare siç janë: Universal studios dhe Coca Cola.

Matej de Çeko

Matej de Çeko rrugën e tij artistike e filloi me përkthime dhe interpretime, pastaj u regjistrua në Akademinë për Artet Vizuale A.V.A. Aspak nuk na befason fakti që pjesa më e madhe e veprave të tij të përkthyera janë ngushtë të lidhura me vizatimin, më saktë me stripin. Posaçërisht është bërë i njohur pas bashkëpunimit me Boshtjan Gorenc –Pizhama, të cilët janë tandem i shkëlqyer. Bashkë kanë punuar në tregimet për Pilko, Çopka dhe për qenin Shnofi.

Robert Valçiç

Kot se za romantika spodobiе – poster për vallëzim në shkollë është vepra e parë e tij e publikuar. Lexuesit e gazetës “Primorske novice” për 13 vjet janë argëtuar me stripat e tij, ndërsa në aerografi ka krijuar edhe disa vepra me vlerë. Viteve të fundit punon në tregime të ilustruara dhe në zhvillimin e personazheve të ilustruara.

Pas punës së mundimshme, ai pushon duke shikuar nëpër dritare drejt hapësirës detare në Koper.

Jaka Vukotiç

Jaka Vukotiç vizaton dhe ilustron qysh në moshë të vogël. Është autor i vizatimeve të shumë librave, kurse ilustrimet e tij rregullisht i publikojnë nëpër libra të ndryshëm shkollorë dhe revista për fëmijë e të rinj.

Përveç kësaj, ai vizaton edhe stripa.

Maja Veselinoviq

Maja Veselinoviq ka diplomuar në Fakultetin e dizajnit në Beograd, ndërsa ka kryer edhe shkollën e lartë të artit figurativ. Punon si ilustruese e pavarur, dizajner grafik dhe autore e stripave. Në bashkëpunim me shumë shtëpi botuese, festivale për fëmijë dhe institucione kulturore në vendin e saj dhe të huaj ilustron libra, revista, posterë, libra shkollorë dhe publikime arsimore dedikuar për fëmijë. Mban edhe punëtori dhe ngjarje të ngjashme kreative lidhur me artin figurativ për fëmijët parashkollorë dhe për fëmijët në shkolla fillore. Maja Veselinoviq ka fituar shumë çmime vendore dhe ndërkombëtare, kurse deri më tani ka pasur edhe 14 ekspozita personale dhe më shumë se 60 ekspozita të përbashkëta.