TË KRIJUARA ME NDIHMËN E PSIKOLOGUT TË ZHVILLIMIT

Tregime edukative me detyra interaktive, të cilat e nxisin zhvillimin e njohjes te fëmijët.

Psikolog i njohur i zhvillimit

Në libra kemi punuar bashkë me psikologun e njohur të zhvillimit prof. i rregullt dr. Matija Svetina dhe Dr. Mimoza Shahini të cilët janë kujdesur që detyrat të jenë me përmbajtje dhe peshë adekuate.

MË SHUMË

Lojërat dhe detyrat interaktive

Në tregimet dhe ilustrimet në mënyrë përmbajtjesore janë integruar lloje të ndryshme të detyrave të cilat e nxisin zhvillimin e kompetencave të ndryshme të njohjes te fëmijët. Lojërat dhe detyrat janë argëtuese, ashtu që fëmijët me kënaqësi i zgjidhin.

MË SHUMË

Të përshtatura për moshën e fëmijëve

Çdo libër sipas përmbajtjes së tregimit, llojin e detyrës dhe sipas rëndësisë i është përshtatur moshës së fëmijës. Kështu, në të ashtuquajturën zonë të zhvillimit të afërt i nxit fëmijët që të kalojnë në nivelin më të lartë të zhvillimit.

MË SHUMË
Flag mobile
Backward button Forward button

Botime të reja

Qëllimi i projektit

Në prodhimin e sotëm masovik të përmbajtjeve, është vështirë që të veçohen produktet cilësore nga ato më pak cilësore. Ky problem është më i madh në internet, ku fëmijët rregullisht vijnë në kontakt me përmbajtje të papërshtatshme. Për këtë arsye kemi krijuar përmbledhje digjitale të tregimeve interaktive edukative për fëmijë për mosha të ndryshme. Në tregime kemi punuar me psikologun e njohur të zhvillimit dhe me ekipin e shkrimtarëve për fëmijë dhe ilustrues.

MË SHUMË PËR PROJEKTIN

Për librat

Bëhet fjalë për libra unike interaktive, të cilat përveç tregimeve cilësore edukative, përmbajnë edhe përmbledhje të pasur të detyrave dhe lojërave të njohjes. Lloji dhe pesha e detyrave u janë përshtatur moshës së fëmijëve, ashtu që te ata nxisin kalim në nivelin më të lartë zhvillimor.

MË SHUMË PËR LIBRAT

Krijuesit

Tregimet i kanë krijuar shkrimtarët e njohur për fëmijë: Zhiga Gombaç, Cvetka Sokolov, Janja Vidmar e të tjerë. Tregimet janë ngjallur me ndihmën e ilustrimeve të shkëlqyera të ilustruesve të njohur: Enrike Tortosa, Robert Valçiq, Matej de Çeko etj. Psikologu i zhvillimit prof. i rregullt dr. Matija Svetina dhe Dr. Mimoza Shahini bashkë me një ekip ndërkombëtarë të psikologëve të zhvillimit janë kujdesur që lloji i detyrave dhe pesha e tyre të jenë të përshtatshme dhe ta nxisin zhvillimin e aftësive të njohjes te fëmijët.

MË SHUMË PËR KRIJUESIT

Ngjyra falas „Aventurat e Juniorit “

Në kuadër të projektit, bashkë me ilustruesit kemi përgatitur edhe ngjyra tërheqëse me heronjtë nga tregimet. Nëse dëshironi që ta nxitni edhe kreativitetin artistik te fëmija juaj, mund ta merrni në PDF formë në e-postën tuaj.

Ngjyra falas „Aventurat e Juniorit“